Përmbytjet/ Shtabi i Emergjencave: Në Vaun e Dejës evakuohet një familje, disa zona pa energji elektrike

Shtabi i emergjencave ka reaguar lidhur me problematikat e lindura në qarkun Shkodër sot, 26 tetor, pas reshjeve intensive të shiut, që shkaktuar dhe përmbytje.
Në Bashkinë Shkodër, situata paraqitet e qetë, ndërsa problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi, ku në 10-15 ka pasur prezencë të ujit, dhe në Bërdicë, ku janë konstatuar uji në rreth 25-
Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve. Janë përdorur tre eskavatorë, tre fadroma, dy kamionë, tre kamionçina, pompa thithëse dhe mjete pick-up për normalizimin e situatës.
Sakaq, tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.
Deri më tani, nuk ka persona të evakuuar, por ka mungesë të energjisë elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori.
Njoftohet se situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.
Sa i përket Vaut të Dejës, për shkak të daljes nga shtratit të përroit Glina janë përmbytur rreth 100 banesa e disa hektarë tokë bujqësre. Për Glinën, bëhet me dije është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.
Për shkak të raportimeve të rrëshqitje dherash dhe përmbytje inmfrastrukture në rrugë kryesore dhe dytësore, deri më tani është evidentuar një rast evakuimi.
Në Bashkinë Pukë, vijojnë reshjet intensive të shiut, teksa raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetret, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash.
Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
Edhe në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë reshjet intensive të shiut, duke sjellë si pasojë prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale.
Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë, por sakaq, nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.
Ndërkohë, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, njofton se sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtoder) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse.
Si pasojë, në disa zona të banuara të Vau të Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit./tvklan


