Rama pamje nga Xhamia e Plumbit në Shkodër: Dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit nuk cenohet prej reshjeve

Reshjet e shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë, kanë shkaktuar problematika dhe përmbytje në rrugë, por edhe në disa banesa, kryesisht në qarkun e Shkodrës.
Ndërsa ministria e Mbrojtjes bëri me dije se tashmë situata është drejt normalizimit, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Ai ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Plumbit, e cila nuk është prekur nga reshjet, pas restaurimit të saj.
“Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, e cila dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit të thellë e rikualifikimit urban të territorit të saj, nuk cënohet më prej reshjeve intensive
Një ndërhyrje e mbarë që ka rikthyer jo vetëm vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe jetën shpirtërore e vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës”, shkruan Rama.


