Moti i keq përfshin Durrësin, era e fortë shkëput kullën me fener sinjalizues

Aktualitet

Moti i keq përfshin Durrësin, era e fortë shkëput

Gjiri i Durrësit është përfshirë këtë të diel nga një mot i paqëndrueshëm me erë të fortë dhe reshje shiu, duke sjellë vështirësi të mëdha në zonën bregdetare.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin e përditshëm.

Që prej orëve të paradites, era e fuqishme ka krijuar dallgë të larta, të cilat kanë goditur ashpër bregun.

Forca e detit ka arritur të shkëpusë dhe të zhvendosë në tokë kullën me fener sinjalizues, që shërben për orientimin e anijeve pranë bregut apo në zonat e rrezikshme.

Pavarësisht dallgëzimit të detit dhe kushteve të rënda atmosferike, Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se lundrimet e trageteve drejt Italisë vijojnë normalisht dhe nuk ka pasur pezullim të linjave detare.

 

ME TE LEXUARAT