Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas 74-vjeçaren, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

 

 

ME TE LEXUARAT