Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën 45-vjeçari, shpëton mrekullisht bashkëshortja

Një aksident tragjik është regjistruar në segmentin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Labinot, ku ka humbur jetën drejtuesi 45-vjeçar i një motomjeti.
Sipas informacionit paraprak, motomjeti ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e plagëve të marra, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, që ndodhej me të, ka pësuar dëmtime të lehta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Ky është aksidenti i radhës me pasoja fatale në vend, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në Lezhë, ku babë e bijë humbën jetën pasi automjeti i tyre përfundoi në kanal teksa ktheheshin në shtëpi.


