Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina me 6 persona del nga rruga dhe përmbyset
Lajmifundit
/
1 Korrik 2026, 13:01
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë-Berat. Një makinë tip Golf, ku udhëtonin 6 persona, është përfshirë në një aksident në Fiershegan.
Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen, ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë, ku është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre është stabël, jashtë rrezikut për jetën.


