Aksident në aksin "Vau i Dejës- Bushat", përplasen dy automjete! Plagoset pasagjeri
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat, ku për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri me iniciale P.S.
Mësohet se i lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.