Aksident në Transballkanike, makina përplas të moshuarën te vijat e bardha

Aktualitet

Aksident në Transballkanike, makina përplas të moshuarën te

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur të dielën në rrugën Transballkanike. Një automjet tip Toyota ka përplasur një grua rreth 75 vjeçe e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT