Aksident tragjik në Greqi/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Lajmifundit
/
2 Janar 2026, 17:10
Aktualitet

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi.
Sipas mediave fqinje, aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës.
23-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur më pas me barrierat, dhe më pas u përmbys.
Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti. Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


