FOTO/ Identifikohet gruaja e vrarë në Orikum dhe autori! 40-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit, por…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në Orikum, ku një grua humbi jetën dhe bashkëshorti i saj u gjet i vetëvrarë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti nuk jetonte më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.
Viktima, Sose Xhebro, kishte kthyer nga Italia për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Dyshohet se gjatë kësaj periudhe kanë përshkallëzuar konfliktet mes çiftit, që çuan në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i mori jetën gruas së tij 40-vjeçare.
Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes. Autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin për të kuptuar më mirë shkaqet që çuan në këtë tragjedi, ndërkohë që është duke u punuar për të sqaruar çdo aspekt të ngjarjes, përfshirë vrasjen dhe vetëvrasjen e autorit.


