Krimi në Vlorë/ 50-vjeçari e la gruan të pajetë në urgjencë dhe u vetëvra në banesën e tij! Të afërmit: Ishin të ndarë...

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Orikum.
Llogora Xhebro dhe Sose Bozhani ishin ndarë prej dy muajsh, por sot 52-vjeçari e dhunoi për vdekje ish-bashkëshorten dhe më pas vrau veten.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Hetimet paraprake ngrejnë dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.
Pasi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Çifti kishte dy fëmijë dhe familjarët kanë deklaruar për policinë se ishin ndarë prej dy muajsh, por sot 52-vjeçari e dhunoi për vdekje ish-bashkëshorten dhe më pas vrau veten.
Sipas të afërmve, konfliktet mes tyre nuk ishin denoncuar më parë në polici. Hetuesit dyshojnë se problemet e vazhdueshme familjare mund të kenë qenë shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.


