Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12 vjeçe, Gjykata VENDOS për të moshuarin në Pogradec...

Gjykata ka lënë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet për përdhunimin dhe shtatzëninë e një 12-vjeçareje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin gusht, kur Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në banesën e tij, në fshatin Piskupat, në bashkinë e Pogradecit.
Gjatë periudhës së abuzimit, 67-vjeçari kishte kërcënuar vajzën që të mos e zbulonte ngjarjen. Rasti u zbulua kur prindërit e të miturës vunë re ndryshimet fizike në trupin e vajzës.
Pas një ekzaminimi mjekësor, u konstatua se ajo ishte 22 javëshe shtatzënë. Më pas, e mitura rrëfeu gjithçka që kishte ndodhur.
Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin, dhe kjo kërkesë është pranuar nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë dhe është mbajtur në përputhje me rrethanat e ndjeshme.


