Aksidentohet në Qafë Thanë autobusi me ekipin e Skënderbeut
Lajmifundit
/
26 Prill 2025, 12:18
Aktualitet
Autobusi që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut është aksidentuar në Qafë Thanë.
Autobusi udhëtonte drejt Tiranës për ndeshjen e dytë finale, por është përplasur me një mjet dhe ka përfunduar në anë të rrugës.
Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit. Dy prej tyre janë transportuar në spital me shembje në fytyrë dhe trup.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.