Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

Trending

Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të

Komisioni Evropian i Udhëtimeve, organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, në një sondazh zbuloi se rreth 60% e evropianëve blejnë polica sigurimi kur planifikojnë pushimet e tyre.

Një tjetër sondazh i “Traveler”, një prej agjencive më të mëdha turistike të Botës, renditi sigurinë e udhëtimit si kategorinë më të shqyrtuar nga evropianët gjatë procesit të vendimmarrjes.

Me sigurinë, mbahej parasysh si çështjet e lidhura me rendin publik, aq edhe me shmangien e të papriturave devijuese nga pushimet. Për të dytën evropianët blejnë policat e sigurimit në udhëtim.

Shqiptarët kanë qenë më të ngadaltë në këtë drejtim. Megjithatë, përfaqësues të agjencive turistike vërejnë rritje graduale të interesit për polica udhëtimi.

Shqiptarët, si udhëtues dhe pushues në Evropë kanë fituar më shumë përvojë. Pozitive për nga prakticiteti që këto polica mbartin dhe, në rast të mungesës së policave, edhe negative.

SIGAL, lider në tregun shqiptar prej 26 vjetësh, ka menduar edhe për këtë kategori, sepse ofron paketa të personalizuara që mbulojnë çdo aspekt të udhëtimit: nga sigurimi i shtëpisë gjatë mungesës, te ndihma rrugore 24/7 brenda dhe jashtë vendit me paketën AUTOSOS e deri te kompensimi për bagazhe të humbura apo fluturime të anulluara.

Përveç mbulimit deri në 10,000 euro për shpenzime mjekësore gjatë pushimeve, kompania ofron edhe shërbimin e teleshëndetit, që mundëson konsultim me mjekun në çdo kohë.

Policat e sigurimit për shëndetin në udhëtim kushtojnë shumë pak dhe mund të porositen lehtësisht online apo përmes agjencive të udhëtimit, pa e prekur koston totale të paketës.

Prej kohësh agjencitë më serioze të udhëtimeve në vend, përfshijnë në ofertën turistike policën e Sigurimit të Anullimit dhe Sigurimin e Shëndetit në udhëtim, në mënyrë që klienti, në rast problemesh shëndetësore të vetat ose në familje, të mund të anullojë pa humbur para.

“Kjo metodë ka rivënë në shina marrëdhënien tonë me klientët, sepse vërtetë nuk mund t’i mbronim përpara të papriturave që ka udhëtimi”, u shpreh përfaqësuesja e një kompanie të madhe udhëtimi në Shqipëri, në aktivitetin e organizuar nga SIGAL për prezantimin e këtyre paketave.

Investimi në këto paketa sigurie do ta garantonte vërtetë pushimin si një përvojë pa stres, ashtu siç do të duhej të ishte.

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Ose porosit online në Sigal.com.al

ME TE LEXUARAT