SKANDAL me votat e diasporës? Qytetari publikon VIDEON me zarfet e mbledhur

Politikë

SKANDAL me votat e diasporës? Qytetari publikon VIDEON me zarfet e mbledhur

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka siguruar disa herë gjatë muajit të fundit se vota e diasporës është e sigurt dhe se zarfet nuk do mund të bien në dorë të askujt tjetër, përveç personave të autorizuar për menaxhimin e tyre.

Por gjërat duket se nuk kanë shkuar aspak kështu.

Një mbështetës i Partisë Demokratike ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqen disa zarfe të ngjashëm me ato të votave të emigrantëve.

Simpatizanti i PD, i identifikuar si Klodian Cami, e shoqëron videon me mbishkrimin: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e SPAK.”

Permasat e skandalit behen edhe me te medha nese shikohet se denoncimet per problematika me voten e emigranteve po behen gjithnje e me shume e te perditshme nderkohe qe kjo "vote" shtetit shqiptar i ka kushtuar plot 10 milione euro te akorduara per KQZ-ne.

ME TE LEXUARAT