“Ç’më shkel syrin?” Qytetarja i tregon problemin e shkollës në Elbasan, Rama i kthehet kryetarit të bashkisë
Kreu i PS Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, ku përveç prezantimit të paketës për ta, u ndal edhe në diskutime për problematika të tjera që kanë në qytet.
Një prej grave biznesmenë që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, nuk ka rampa, por shkallë, dhe se mësueset i marrin fëmijët në krahë për t’i futur në klasë.
Teksa Edi Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua kryetarit të Bashkisë Gledian Llatjas, duke i thënë që të mos flasë për këtë çështje tani sepse është zonja që e paraqiti si problem dhe se ai do duhej ta kishte zgjidhur me kohë.
“Ç’a më shkel syrin? Ç’a do më thuash? Ti duhej ta kishe bërë që ajo mos ma thoshte, tani ç’a do më thuash ti, ma tha ajo mua.
Në shtator të ka thënë që do ta zgjidhë? Në shtator? Se ai u rri punëve mbi kokë, por a i mbaron apo vetëm u rri mbi kokë?
Ktheje kokën këtej ktheje, mos e shiko atë, mos i bëj presion me sy. E dëgjove tani që do bëhet në shator apo e dije? E dëgjove tani! (I drejtohet zonjës)
Ok, në shtator kjo punë zgjidhet! Shpresoj shumë që të jetë rasti, por në shtator do më njoftoni dhe unë do falënderoj kryetarin që e zgjidhi ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari i bashkisë”, tha Rama.