Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, por nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve!
Kryeministri Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza.
Teksa po fliste me një pjesëmarrës në takim, Rama ironizoi edhe faktin që iu është bashkuar edhe Elvis Rroshi, teksa tha se kur ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e kanë marrë.
“Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta përvete edhe në dush shkojnë me kostum. Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua.
Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake.E tregoi atë histori aty dhe thashë janë në google. Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd.
Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu”, tha Rama.