Berisha nga Himara: Rama përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin Fredi Belerit!

Politikë

Berisha nga Himara: Rama përdori drejtësinë për t’i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal këtë të enjte në Himarë, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

I pranishëm ishte edhe eurodeputetit, ish kryetari i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, për të cilin kryedemokratike Berisha tha se “Rama i mori mandatin përmes drejtësisë”.

Berisha: Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikane se një rrezik më i madhe sesa fuqia e Kinës apo Rusisë është armiku i brendshëm. Çfarë ishte ky armik i brendshëm? Ky armik në SHBA dhe Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet pasi nuk i mundte dot në fushë betejë.

Ju votuat dhe atëherë përdori drejtësinë e tij për ti marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin. Bëri një kurth të vjetër, të shpifur që kurdiste sigurimi i shtetit.

Prokurorët dhe gjykatësit të kontrollua prej tij nuk e lejuan Belerin sic ishte lejuar cdo tjetër që të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një, se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partine tij. Beleri i tha që unë jam i djathtë.

Ndaj dhe unë e nisa fjalën time, se armiku më i keq është armiku i brendshëm, ai që përdor drejtësinë për dhunë politike

ME TE LEXUARAT