Kriset marrëdhënia me moderatoren, Olsi Bylyku i shuan të gjitha dyshimet me këtë foto!
Lajmifundit
/
26 Prill 2025, 15:06
Showbiz
Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuaj thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë ndarje erdhën pasi Olsi surprizoi ish-të dashurën e tij, Egli Tako, gjatë pjesëmarrjes në "Big Brother VIP Albania".
Megjithatë, ditën e sotme, ai ka postuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet Denada Lura, e cila po udhëton me të në aeroplan.
Kjo ka bërë të qartë se marrëdhënia e tyre është shumë e fortë dhe se nuk ka asnjë lloj hatërmbetjeje mes tyre, duke hedhur poshtë çdo dyshim që mund të ishte ngritur.