"Krimi zgjedhor" në Bulqizë, pas Xhelal Mziut e nipit, SPAK nis hetimin edhe për zyrtarin e bashkisë, Kalosh Murra
Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale ‘pengimi i subjekteve zgjedhore’ për Kalosh Murrën.
Kjo vjen pas një sherri të ndodhur në Ostren mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipit të tij, Elson Mziu me zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Kalosh Murra.
Kandidati i PD-së ka bërë kallëzim për këtë të fundit ku pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra intimidonte pjesëmarrësit në takim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim”.