U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij drejtorit të AMP Florian Sulejmani

Aktualitet

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq

Gjykata e Tiranes me kerkese te prokurorise, liron shefin e AMP, Florian Sulejmani nga masa e sigurise pezullim nga detyra, e vendosur ndaj tij prej gjykates se Beratit. 

Me kërkesë të prokurorit Valentin Preci, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të AMP Florian Sulejmani.

Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.

Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes u shpreh se hetimet do të vazhdojnë pa masë ndaj kreut te AMP, Sulejmani.

ME TE LEXUARAT