Biseda me Trump në Vatikan, reagon Presidenti ukrainas: Takimi i mirë, mund të jetë historik

Bota

Biseda me Trump në Vatikan, reagon Presidenti ukrainas: Takimi i mirë,

Presidenti ukrainas Zelensky ka reeaguar per takimin me homologun amerikan gjate homazheve ne funeralin e Papa Franceskut.

"Takimi i mirë me Trump, mund të jetë historik", ka thene ai.
"Një takim i mirë, patëm kohë për të diskutuar shumë personalisht. Shpresojmë që gjithçka që u tha do të ketë një rezultat: mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.

Një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës. Një takim shumë simbolik që mund të bëhet historik nëse arrihen rezultate të përbashkëta.

Faleminderit President Trump!" Kështu e komentoi Zelensky takimin kokë më kokë në Vatikan me presidentin amerikan në Telegram.

Papa bënte thirrje për “ndërtim urash”, Trump e Zelensky "kokë më kokë" brenda Bazilikës së Shën Pjetrit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas  Volodymyr Zelensky  patën një takim shumë të shkurtër (rreth dhjetë minuta) përpara se të mbërrinin para sheshit të Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidencës ukrainase, duke konfirmuar atë që është raportuar nga disa media.

Të dy presidentet ranë dakord gjithashtu të takoheshin pas funeralit. Në Bazilikën e Shën Pjetrit, presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës u takuan gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. 

Shtëpia e Bardhë tha: Trump dhe Zelensky patën një takim "shumë produktiv" në margjinat e funeralit të Papës, tha Shtëpia e Bardhë.

"New York Times" raportoi se "Zelensky eshte gati t'i japë një kundërpropozim Trump" - 

Ukraina ka zhvilluar një kundërpropozim ndaj planit negociator të SHBA-së, të cilin Kievi dhe aleatët e tij evropianë e konsiderojnë shumë të favorshëm për Rusinë, dhe Zelensky mund t'ia dorëzojë dokumentin homologut të tij Trump që në funeralin e Papa Françeskut.

Kështu shkruan “New York Times”, sipas së cilës propozimi përfshin hapje për çështje që më parë konsideroheshin të panegociueshme. Plani nuk kërkon kufizime në madhësinë e ushtrisë ukrainase, krijimin e një "kontigjenti evropian të sigurisë" të mbështetur nga SHBA, të vendosur në tokën ukrainase dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar rindërtimin. Këto tre pika duken të vështira për t'u pranuar për Kremlinin. 

Në të njëjtën kohë, Kievi shmang përsëritjen e kërkesave për rimëkëmbjen e plotë të territoreve të pushtuara ose anëtarësimin e menjëhershëm në NATO. Për Aleancën Atlantike, në kundërpropozim thuhet thjesht se “anëtarësimi varet nga konsensusi i anëtarëve”, pa kërkuar garanci të menjëhershme.

Në takimet e fundit në Londër dhe Paris, negociatorët amerikanë përsëritën se pozicioni aktual i administratës Trump është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por shtuan se ky qëndrim nuk do t'i detyrojë presidentët e ardhshëm të SHBA.

Ati i shenjte kishte bere thirrje per ndertim urash dhe perpjekje me dialog per zgjidhjen e konflikteve dhe arritjen e paqes.

ME TE LEXUARAT