"KSHZ ligjëroi shit-blerjen e votave më 11 maj", denoncimi publik me video ngre shqetësime
Qendersa qytetare ka denoncuar nje fenomen shqetesues sa i perket rrezikut qe zgjedhjet e 11 majit te shoqerohen me "fotografim dhe shitje te votes".
"Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar 31 mënyra të vlefshme për të votuar në fletën e votimit – si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe për ata në diasporë. Qëllimi zyrtar është reduktimi i votave të pavlefshme", thuhet ne denoncim.
Sipas tij, "një pyetje kritike shtrohet: A po hapet rruga për pilotimin dhe kontrollin e votës?
Në një realitet ku fenomeni i shitblerjes së votës është i pranishëm, kjo fleksibilitet i ri krijon mundësi që blerësit e votës të diktojnë dhe kontrollojnë se si qytetari duhet të votojë.
Ata mund të kërkojnë që qytetari të shënojë:
Një parti të caktuar,
Të zgjedhë kandidatin me numër 1, 5 dhe 9.
Ky model e bën votën të vlefshme për partinë, edhe nëse është i pavlefshëm votimi për kandidatët. Në këtë mënyrë, qytetari "verifikohet" përmes modelit të votimit që i është diktuar".
Lejimi i kombinimit te shenjave ne fleten e votimit, u krijon mundesi qytetareve te interesuar per shitjen ose manipulimin e votes qe te krijojne kombinime te caktuara me te cilat te identifikojne voten e tyre tek ata qe e kane blere ate.