Zbardhet kontrata/ Ja shifra marramendëse që Sali Berisha po lobon tek njerëzit e Trump për heqjen e non gradës!

Politikë

Zbardhet kontrata/ Ja shifra marramendëse që Sali Berisha po lobon tek

Zbulohet për herë të parë shifra marramendëse që Partia Demokratike i paguan një kompanie amerikane, e zotëruar një njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Report Tv ka siguruar kontratën e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës. 

Dhe në total për dy vite Sali Berisha duhet t’i paguajë kompanisë 6 milionë dollarë. Sipas kontratës, zbulohet se PD e Berishës ka parapaguar kompaninë amerikane me 750 mijë dollarë, ndërkohë që çdo muaj duhet t’i paguajë kompanisë 250 mijë dollarë për një periudhë 2-vjeçare. 

Se kush është burimi i kësaj shume marramendëse qe Sali Berisha po paguan për lobim këtë kompani amerikane mbetet mister, por ajo që mund të themi është se kjo është kontrata më e madhe e lobimit në histori, plot 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës, i sanksionuar nga qeveria amerikane në 2021 bashkë me familjen për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York. Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’.

“Detyrimi i Klientit për t'i siguruar Firmës informacionin e nevojshëm për të avancuar sa më mirë objektivat e Klientit. Klienti (nëpërmjet Garantëve të tij) është përgjegjës për pagesën në kohë të Tarifës Mujore dhe shpenzimeve, sipas përcaktimeve më poshtë", thuhet mes të tjerash në kontratë.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. 3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Carlos Trujillo (i lindur më 25 shkurt 1983) është një lobist amerikan dhe profesionist i çështjeve qeveritare, i cili më parë ka shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane. Anëtar i Partisë Republikane, ai më parë ka shërbyer katër mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës nga viti 2010 deri në emërimin e tij si ambasador.

ME TE LEXUARAT