Jo vetëm të besuarit e Donald Trump/ Ja kush janë njerëzit që po paguhen nga Berisha për heqjen e non gradës në SHBA!

Politikë

Jo vetëm të besuarit e Donald Trump/ Ja kush janë njerëzit

Zbulohet për herë të parë shifra marramendëse që Partia Demokratike i paguan një kompanie amerikane, e zotëruar një njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Report Tv ka siguruar kontratën e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi më 7 nëntor 2024, dy ditë pas zgjedhjes, se menaxherja e fushatës së tij, Susie Wiles, do të emërohej si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe aktualisht e mban postin e shefes së kabinetit. Me këtë kontratë, Sali Berisha dhe PD duhet t’i paguajnë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara. Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.

Zbulohet se PD e Berishës ka parapaguar kompaninë amerikane me 750 mijë dollarë, ndërkohë që çdo muaj duhet t’i paguajë kompanisë 250 mijë dollarë për një periudhë 2-vjeçare.

Se kush është burimi i kësaj shume marramendëse qe Sali Berisha po paguan për lobim këtë kompani amerikane mbetet mister, por ajo që mund të themi është se kjo është kontrata më e madhe e lobimit në histori, plot 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës, i sanksionuar nga qeveria amerikane në 2021 bashkë me familjen për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë

ME TE LEXUARAT