“Altin Dumani është në rrezik real”/ Deklarata e fortë e gazetares: Garda nuk ka marrë masa...

Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak të detyrës që mbajti për 4 vjet. Jushi theksoi se bazuar në këto indicie kreu i ri i SPAK ka kërkuar masa shtesë mbrojtëse nga ana e Gardës së Republikës gjë që deri tani nuk ka ndodhur.
“Në investigimet që kam bërë, them me përgjegjësi se ish-drejtuesi i SPAK, i cili gjatë lëvizjeve të tij nga mbarimi i mandatit ka në shoqërimin e tij vetëm 2 anëtarë të gardës, familja e tij ruhet nga forca të policisë së shtetit. Ka pasur një kërkesë nga drejtuesi i ri i SPAK para komisionit të mbrojtjen në KLP, që ka indicie dhe të dhëna konkrete se lëvizshmëria e ish-kreut të SPAK ka rrezikshmëri prej mbarimit të mandatit dhe garda, edhe pse komisioni pranë KLP i ka parë këto indicie, deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar sigurinë ndaj tij”, tha ajo për euronews.


