Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Aktualitet

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji,

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu janë stabël.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT.

ME TE LEXUARAT