Arratiset Hasan Ferracaku, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

Hasan Ferracaku, një nga personat e dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë pesë vite më parë, është larguar nga banesa e tij në Shkodër, ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme policore.
Policia kishte konstatuar se Ferracakuishte larguar nga banesa. Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit Hasan Ferracaku, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.
Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas. Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.