Arrestimi i Veliajt, prokurorët e SPAK japin llogari në GJKKO për 2 muaj hetime

Aktualitet

Arrestimi i Veliajt, prokurorët e SPAK japin llogari në GJKKO për

Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Prokurorët kanë thënë se gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre kqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.

Sa i takon kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, nuk ka patur ndryshim mase sigurie, ai është lënë nën arrest me burg.

Gjatë seancës Veliaj mungonte dhe avokati i tij Ermir Beta kërkoi ndryshim të masës. Sipas tij asnjë nga këto veprime të kryera nuk kanë lidhje me klientin e tij. Në përfundim të seancës, gjykata deklaroi lënien në fuqi të arrestit me burg.

ME TE LEXUARAT