Afera "Partizani", GJKKO vendos të enjten për Sali Berishën

Politikë

Afera "Partizani", GJKKO vendos të enjten për Sali

Gjykata e Posacme vendosi të shtyjë për ditën e nesërme (24 prill) vendimin për dërgimin ose jo të çështjes së Sali Berishës në gjykatë.

Avokati Genc Gjokutaj, tha se vendimmarrja u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.

Gjokutaj: Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.

Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel.

Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë.

Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale.

ME TE LEXUARAT