"Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar", sistemi europian i për Ushqimin jep alarmin

Trending

"Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i

Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar, gjë që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.

Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) me datë 10 prill. Produkti tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

Ky produkt është prodhuar në Tajlandë dhe në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

"Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i

"Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg.

Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

ME TE LEXUARAT