Shembet masivi i gurëve në galeri në Bulqizë, humb jetën 48-vjeçari

Aktualitet

Shembet masivi i gurëve në galeri në Bulqizë, humb

Një ngjarje e rende është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh.

Si pasojë e shembjes, ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda ambienteve të një subjekti minerar që operon në zonë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT