SPAK arreston shefin e qarkullimit në Tiranë Roven Zeka me dy vartës, për korrupsion
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar tre urdhër arreste për zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës.
Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore dyshohen si të përfshirë në një rast korrupsioni.
Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar nga SPAK për rastin korruptiv që çon në pranga tre zyrtar policie.
Punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.
Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.
Ai akuzohet se bashke me vartesit, ka marre para nga nje grua ne lidhje me aksident rrugor te ndodhur ne kryeqytet.