Atentati me 4 të plagosur gabimisht në Tiranë, policia gjen motorin e autorëve tri ditë pas ngjarjes
Policia e Tiranes tha se ka gjetur ne Mullet nje motor te djegur i cili dyshohet se eshte perdorur nga autoret e ngjarjes se rende qe ndodhi te premten ne kryeqytet ku kater persona u plagosen pas nje sulmi me arme ndaj tyre, teksa udhetonin me nje automjet.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit.
Dyshohet se ata u kthyen gabimisht ne objektiva te ngjarjes, pasi autoret synonin te godisnin gruan e Roan Brahimit e cila kishte automjet te njejte me ta.
Dyshohet se autoret e krimit, jane larguar ne drejtim te Elbasanit pasi kane djegur motorin ne zonen e Mulletit./lajmifundit.al