Aksident në punë në aeroportin e Vlorës, 38-vjecari bie nga lartësia dhe humb jetën

Aktualitet

Aksident në punë në aeroportin e Vlorës, 38-vjecari bie nga

Nje aksident ne pune me pasoje vdekjen e nje 38 vjecari ka ndodhur diten e sotme ne Vlore.

Policia tha se viktima ka qene duke punuar ne aeroportin e Vlores por ka rene aksidentalisht nga lartesia. 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.

ME TE LEXUARAT