‘Kontakt’ e Bektashit vijon rezervimet 1000 euro në Drilon, AZHT: Ende nuk ka leje për pallate!

Trending

‘Kontakt’ e Bektashit vijon rezervimet 1000 euro në Drilon,

Kompania "Kontakt" e Fatmir Bektashit, vijon prej javësh të reklamojë dhe të marrë pagesa 1000 euro vetëm për rezervime, në projektin vetëm në letër për betonizimin e zonës së Drilonit në Pogradec, ndërsa në Këshillin Kombëtar të Territorit nuk ka asnjë vendimmarrje për projektin e quajtur “Pyjet e Drilonit”.

Një përgjigje për Report Tv nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmon se Bektashi, i marrë i pandehur për korrupsion së bashku me Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin në aferën Partizani, jo vetëm që nuk e ka një leje ndërtimi por as leje zhvillimi apo çdo vendimmarrje tjetër.

“Në sistemin elektronik e-leje është depozituar aplikimi për Leje Ndërtimi me Nr. 1282 Protokolli, datë 08.02.2025 për objektin: “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”.

Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, thotë AZHT për Report Tv.

AZHT thotë se aplikimi mund të refuzohet nëse kompania nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 15 i VKM-së për dhënien e lejes së ndërtimit.

“Theksojmë se në rast se zhvilluesi nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në VKM-në e sipërcituar si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, aplikimi refuzohet”, thotë AZHT ne pergjigjen per mediat.

burimi : https://shqiptarja.com/lajm/kontakt-e-bektashit-ne-drilon-nuk-ka-leje-ortaku-i-malltezit-vijon-shitjet-1000-m-per-projektin-vetem-ne-leter-pergjigjja-zyrtare?r=kh1

ME TE LEXUARAT