Dështimi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, reagojnë PDK dhe LDK

Kosovë&Rajon

Dështimi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, reagojnë PDK

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja demokratike e Kosovës kanë reaguar pas dështimit të zgjedhjes së të parit të Kuvendit.

Krasniqi: LVV-ja nuk i ka numrat

Pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, kreu u PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se të gjitha bllokadat që kanë ndodhur këto katër ditët e fundit nga LVV-ja, janë për faktin se nuk i kanë numrat.

“Ishin 52, qenkan bërë 57, nuk e besoj që do të bëhen 61”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Bajrami: LDK do të bëjë kallëzim

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim por se iu janë ofruar dorëheqjet e kabinetit qeveritar.

“U transmetua kinse kemi ndërruar qëndrim, por nuk kemi ndërruar. Janë krijuar rrethanat e reja, Komisioni për Verifikim të Mandateve është mbledhur dhe ka bërë evidentimin e deklaratave publike të kryeministrit dhe ministrave, dhe i ka pranuar të njëjtat si dorëheqje.

E kemi thënë dhe në takimin konsultativ se nëse raporti votohet në Komision, grupi parlamentar i LDK-së do të votoj”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se LDK do të bëjë kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bërë nga data 26 mars deri më sot.

Propozimi i VV-së për ta zgjedhur Haxhiun si kryeparlamentare mori 57 vota. Duhen 61.

ME TE LEXUARAT