Pallati përfshihet nga zjarri në Shkodër
Lajmifundit
/
19 Prill 2025, 15:11
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një pallat është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se zjarr ra në një sahat matës të kabinës elektrike në pallat, teksa si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.