“Burrat janë çyrykë...”! Rama në Maliq: Gjysmën e kokës e kanë në kënetë! Kurse gratë…
Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët e Maliqit.
Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se burrat e kanë gjysmën e trurit me ujë kënete, sipas tij, për shkak se gjysma e tyre kanë bindje të djathta.
Më tej, Rama theksoi se gratë kanë mision të madh, pasi sipas tij “nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja është që jo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë”.
“Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete, por ama e kemi thjeshtë llogarinë, gjysmën e burrave, shumicën e grave dhe të rinjve, jemi yhy ku e ku. Ama se do ua them sot, gratë dhe vajzat i ftoj në pallatin e sportit, do ua them në sy grave kanë mision të madh.
Nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja është që kjo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë. Ju burrat nëse jeni të mençur, se të mençur jeni përderisa jeni këtu me ne, e dini më mirë sa unë këtë punë.
Imagjinoni se çdo ndodhte në Maliq sikur të tëra gratë të iknin një muaj e t’ju linin juve këtu me Gëzimin, të tërë do i kishit leshtë deri këtu (tregon kraharorin) dhe do vinit vërdallë, vetëm bishti do ju mungonte, të parruar, të palarë, të pangrënë, komplet të mbaruar po shyqyr që keni zonjat, vajzat që mbajnë shtëpinë pastër dhe ju mbajnë ju, pastaj ju bëni punën tuaj këtë nuk ua mohon njeri.
E zgjata sepse më pëlqen shumë kur hidhen ata dhe thonë “ne s’jemi çyrykë”. Por kur thonë ‘gratë tona janë burrnesha’, atë them edhe unë shyqyr janë gratë burrnesha se të ishte për burrat Shqipëria nuk i afrohej kurrë në BE.”- tha Rama.