“Në këtë moshë s`kam ambicie për pushtet, para e luks”, Berisha në Dibër: Kam atë që të tjerët ma....

Politikë

“Në këtë moshë s`kam ambicie për pushtet, para e

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Dibrës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shpjegoi se përse po kandidon sërish për të qenë kryeministër.

Ai tha se në këtë moshë, nuk i duhet pushteti dhe nuk ka ambicie për para, por misioni i tij është të ndryshojë jetën e shqiptarëve.

Berisha shtoi se “unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim”.

“Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike.

Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.

Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre.

Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim.

Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.”– tha Berisha.

ME TE LEXUARAT