Rrëfehet Ema Andrea: Martesa nuk është për mua!

Showbiz

Rrëfehet Ema Andrea: Martesa nuk është për mua!

Gjatë një interviste të veçantë në skenën e spektaklit “Piter Pan” në Tv Klan, aktorja e njohur Ema Andrea u përball me pyetjet e sinqerta dhe shpeshherë të papritura të gazetarëve të vegjël.

Me shumë natyrshmëri, ajo foli për dashurinë ndaj skenës, pasionin për aktrimin dhe ndau edhe disa copëza nga jeta e saj personale.

Ishte një pyetje e Ajlas së vogël që nxori në dritë një aspekt më të thellë të jetës së saj private. Ema Andrea rrëfeu se nuk ka më ndërmend të martohet, pasi tashmë e ka dhënë zemrën tërësisht profesionit të saj.

Ajla: Mua mami më tregoi një foto tënden ku ishe veshur si nuse… mos je martuar ti?

Alketa Vejsiu: Është martuar, është trashëguar!

Ema Andrea (duke buzëqeshur): Po, u martova edhe unë, e kam bërë atë hap. Të gjithë bëjmë disa “gabime” në jetë, edhe unë e bëra timen.

Alketa Vejsiu: Keni frikë të martoheni sërish?

Ema Andrea: Jo, ishte një shaka! (qesh)

Alketa Vejsiu: Apo keni ende një dëshirë të fshehtë?

Ema Andrea: Jo, faleminderit! Martesa është një gjë shumë e bukur, por nuk është për mua. Nuk kam frikë prej saj, por sot jam e martuar me profesionin tim, që e dua me gjithë shpirt. Mund të jetoj e pamartuar, por e dashuruar gjithë jetën.

ME TE LEXUARAT