Aksident në Shkodër, makina godet për vdekje gruan
Lajmifundit
/
19 Prill 2025, 11:19
Aktualitet

Nje aksident me vdekje ka ndodhur ne Shkoder diten e sotme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen "3 Heronjtë" automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.