Banorët në protestë, bllokojnë rrugën nacionale Tërpan-Përmet
Banorë thonë se ndërtimi ende në proces i rrugës nacionale Tërpan-Ballaban-Përmet u ka bllokuar rrugën për të hyrë me automjete në shtëpitë e tyre dhe drejt tokave bujqësore.
Banorët e fshatit Tërpan protestuan pasi thonë se ndërtimi ende në proces i rrugës nacionale Tërpan-Ballaban-Përmet u ka bllokuar rrugën për të hyrë me automjete në shtëpitë e tyre dhe drejt tokave bujqësore.
Administratori i Njësisë Administrative, Fatmir Çela, pohoi se banorët kanë të drejtë, dhe se e ka përcjellë shqetësimin e tyre në bashkinë Poliçan ku i është premtuar se do të ndërhyhet për ta zgjidhur problematikën./Shqiptarja


