Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2026, 09:44
Aktualitet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë.
Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.
Shef i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.


