Dy skenarë për fatin e Antarktikës, çfarë mund të ndodhë nga ngrohja globale?

Bota

Dy skenarë për fatin e Antarktikës, çfarë mund

Shkencëtarët kanë modeluar se çfarë mund të ndodhë me Antarktikën nën skenarë të ndryshëm të ngrohjes globale, duke dalluar rastin më të mirë dhe rastin më të keq të mundshëm.

Ata theksojnë se ndryshimet që ndodhin atje nuk do të prekin vetëm kontinentin, por do të kenë pasoja globale përmes rritjes së nivelit të detit, ndryshimeve në qarkullimin e oqeaneve dhe atmosferës, si dhe përmes ndikimit në ekosistemet globale.

Skenari i keq:

Nëse emisionet e gazrave serë rriten shumë (më shumë se 4 °C nën nivelet paraindustriale deri në vitin 2100), oqeani i Jugut do të ngrohet më shpejt, duke shkatërruar akullin tokësor dhe oqeanik.

Kjo rritje e temperaturave mund të çojë në shkallëzim të rënies së akullit dhe shkatërrimit të “rafteve” të akullit, duke përshpejtuar rritjen e nivelit të detit. Rritja e nivelit të detit lidhet me më shumë përmbytje bregdetare dhe erozion të brigjeve, çdo centimetër rritje ekspozon rreth 6 milionë njerëz ndaj përmbytjeve detare.

Nën këtë skenar, zona e akullit të detit mund të bjerë edhe deri në 20%, duke rrezikuar specie si krilli (thelbësor si ushqim për foka dhe pinguinë). Dëmtime të mëtejshme në ekosisteme dhe rritje të fenomeneve ekstreme priten për shkak të ngrohjes.

Skenari i mirë:

Nëse emisionet ulen shumë dhe ngrohja mbetet e ulët (rreth +1.8 °C), tendencat e humbjes së akullit do të vazhdojnë, por shumë më të ngadalta dhe me ndikim shumë më të kufizuar.

Në këtë rast, akujt sezonalë të dimrit do të zbehen vetëm pak dhe rritja e nivelit të detit do të ishte vetëm për disa milimetra. Shumica e akullnajave do të mbeten të njohshme dhe struktura e akullit do të qëndrojë në vend.

Edhe nën skenarin “më i mirë”, disa ndryshime do të ndodhin, por ato mund të jetë shumë më pak dëmtuese se nën skenarin e keq. Sipas ekspertëve, ndryshimet e shkaktuara nga skenari i lartë i emisioneve mund të jenë të përhershme në çdo periudhë kohore njerëzore, do të jetë shumë e vështirë të rikthehen akullnajat apo të rikrijohet biodiversiteti që e karakterizon kontinentin në ditët e sotme.

ME TE LEXUARAT