Bonus 40 mijë lekë për banorët e prekur nga zjarri te “Arlis”, Avokati i Popullit: Vendim me përgjegjshmëri institucionale
Lajmifundit
/
22 Prill 2026, 22:05
Aktualitet
Avokati i Popullit ka përshëndetur vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për miratimin e bonusit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha si pasojë e zjarrit në kompleksin “Arlis”.
Në reagimin zyrtar, theksohet se masa prej 40 mijë lekësh në muaj është në përputhje me rekomandimet e institucionit dhe me ligjin për strehimin social, duke u konsideruar një hap i domosdoshëm për përballimin e kostove të qirasë në kryeqytet.
Avokati i Popullit vlerëson se ky vendim tregon përgjegjshmëri institucionale dhe ofron një zgjidhje konkrete për qytetarët e prekur nga ngjarja.


