Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Kurbin/ Shpallen në kërkim babai me 2 djemtë e tij

Në Kurbin janë raportuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, rreth orës 18:55.
Sipas informacionit paraprak të policisë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti ku po lëvizte shtetasi M. N. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka identifikuar si autorë të dyshuar shtetasin P. Gj. dhe dy djemtë e tij, H. Gj. dhe P. Gj., ku njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit.
Aktualisht vijojnë kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.


