Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti, nuk ka të lënduar

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin, duke alarmuar banorët e qytetit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet që është qëlluar në drejtim të një automjeti që po lëvizte në zonë.

Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të incidentit.

 

ME TE LEXUARAT