Cako kërkon kreun e protestës, grupimi do drejtim të ri, bllokim rrugësh dhe përfshirjen e studentëve

Aktualitet

Cako kërkon kreun e protestës, grupimi do drejtim të ri, bllokim

Protesta duket se po shoqërohet me përçarje brenda radhëve të saj, ndërsa një grup pjesëmarrësish kanë nisur të kërkojnë një organizim të ri politik.

Disa prej protestuesve, të cilët e cilësojnë veten si intelektualë, janë veçuar nga turma me pretendimin se lëvizjes i është marrë zëri dhe se ajo nuk po përfaqëson më qytetarët që kanë dalë në shesh.

Iniciator i këtij grupimi është konspiracionisti Alfred Cako, i cili akuzoi se synimi i disa personave është që vendi të kalojë në kaos.

“Ata duan që vendi të kalojë në kaos”, u shpreh Cako.

Një prej të pranishmëve deklaroi se protestuesve u është marrë përfaqësimi dhe se duhet rikthyer protesta në shesh.

“Ia kanë marrë zërin protestës. Duhet të marrim sheshin që t’i jepet zëri i protestuesve të vërtetë”, tha ai.

Megjithatë, edhe brenda grupimit të ri nuk munguan debatet dhe përplasjet, me disa prej pjesëmarrësve që u përzunë gjatë diskutimeve.

Gjatë mbledhjes u hodhën ide për ndryshimin e formës së protestës dhe për intensifikimin e aksionit politik, me synim largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndër propozimet ishte edhe përfshirja e studentëve në protestë, përmes bojkotimit të mësimit.

“Studentët kur të vijnë, të bojkotojnë mësimin dhe të vijnë në protestë”, u shpreh një nga pjesëmarrësit.

 

ME TE LEXUARAT