Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh ? Pasagjerë të shumtë në pritje

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është pezulluar përkohësisht, për shkak të një problemi teknik të dyshuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.
Problemi ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror, duke bërë që për disa minuta asnjë avion të mos lejohej të ngrihej apo të ulej në hapësirën ajrore të Shqipërisë.
Pezullimi është marrë si masë sigurie, me qëllim garantimin e navigimit dhe ndarjes së sigurt të avionëve deri në rikthimin e plotë të sistemeve.
Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre


